Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon të lidhni pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje, me një
pajisje të përshtatshme Bluetooth deri në 10 metra (32 këmbë).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2,1 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: akses i përgjithshëm, pa duar, kufje, shtyj objektin, transferimi i
skedarëve, rrjeti dial-up, portat seriale, aksesi SIM, shkëmbimi i përgjitshëm i objekteve,
Cilësimet 29
shpërndarja e përparuar audio, kontrolli në distancë i videove audio dhe shpërndarja e
përgjitshme e videove audio. Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të
tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara
nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse
ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Kur pajisja celulare është në gjendjen e SIM-it të hequr, mund të përdorni vetëm një
pajisje ndihmëse të pajtueshme të lidhur, siç është një set makine, për kryerjen ose
marrjen e thirrjeve.
Kur është në këtë gjendje, pajisja juaj celulare nuk do të kryejë asnjë thirrje përveç
thirrjeve të numrave të urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.
Për të kryer thirrje, në fillim duhet të dilni nga regjimi i SIM-it të hequr. Në qoftë se
pajisja është e bllokuar, futni kodin e bllokimit që fillimisht ta zhbllokoni atë.
Hapni një lidhje Bluetooth
1 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
.
2 Zgjidhni
Emri i tel. tim
dhe futni një emër për pajisjen tuaj.
3 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon që lidhja
me Bluetooth është aktive.
4 Për të lidhur pajisjen tuaj me një aksesor audio, zgjidhni
Lidh paj. shtesë aud.
dhe
aksesorin.
5 Për ta çiftuar pajisjen tuaj me çdo pajisje Bluetooth brenda rrezes, zgjidhni
Pajisje
të çiftuara
>
Shto paj. të re
.
6 Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni
Shto
.
7 Futni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Përdorimi i pajisjes në gjendjen e fshehur, është një rrugë më e sigurt për të shmangur
programet keqdashëse. Mos pranoni lidhje me Bluetooth nga burime që nuk i besoni.
Ndryshe, çaktivizoni funksionin e Bluetooth. Kjo nuk ndikon në funksionet e tjera të
pajisjes.
Lidhni kompjuterin tuaj në internet
Ju mund të përdorni teknologjinë Bluetooth për të lidhur PC-në tuaj të përshtatshëm në
internet. Pajisja juaj duhet të arrijë të lidhet në internet (shërbim i rrjetit) dhe
kompjuteri juaj duhet të mbështesë teknologjinë Bluetooth. Pas lidhjes me shërbimin
e pikës së hyrjes së rrjetit (NAP) të pajisjes dhe çiftimit me kompjuterin tuaj, pajisja juaj
hap automatikisht një lidhje të dhënash paketë në internet.
30 Cilësimet