Nokia C2 01 - Profilet

background image

Profilet

Prisni një thirrje, por nuk mund ta lini të bjerë zilen e pajisjes? Ekzistojnë grupe të

ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat mund t'i përshtatni me tonet e ziles për

raste dhe mjedise të ndryshme.
Zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Profilet

.

Zgjidhni profilin e dëshiruar dhe nga të mëposhtmet:
Aktivizo — Aktivizoni profilin.

Personalizo — Modifikoni cilësimet e profilit.

Me kohë — E cilësoni profilin që të jetë aktiv deri në një kohë të caktuar. Kur koha e

vendosur për profilin skadon, profili i mëparshëm që nuk kishte kohë të përcaktuar

bëhet aktiv.
Opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë.

Paralajmërim:

Me profilin e fluturimit nuk mund të kryeni ose të merrni çdo lloj thirrjesh, duke përfshirë

këtu edhe thirrjet e urgjencës, ose të përdorni funksione të tjera që kërkojnë mbulim

nga rrjeti. Që të kryeni thirrje, në fillim duhet të aktivizoni funksionimin e telefonit duke

ndryshuar profilet. Në qoftë se pajisja është e bllokuar, futni kodin e bllokimit.
Nëse keni nevojë të bëni një thirrje urgjence ndërkohë që pajisja është e bllokuar dhe

në profilin e fluturimit, ju mund të fusni në fushën e kodit të bllokimit një numër zyrtar

urgjence të programuar në pajisjen tuaj dhe të zgjidhni ‘Thirr’. Pajisja do t’ju konfirmojë

që jeni gati të dilni nga profili i fluturimit për të filluar një thirrje urgjence.