E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RM-721 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
© 2010 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People, Nokia Messaging dhe logoja Nokia Original Enhancements janë marka të depozituara malli
ose marka të regjistruara malli të Korporatës Nokia. Nokia tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të
produkteve dhe të shoqërive që janë përmendur këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre
përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj
forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 39
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje
me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe
jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet
apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me përdorimet reklamuese, të
brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS
PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE
TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET
ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË
TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE
PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË,
PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë sipas
rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo pajisje mund të
përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e tjera.
Ndalohet shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose subjekteve
që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s. Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e të drejtave të pronësisë
intelektuale të aplikimeve të palëve të treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e konsumatorit, për
funksionalitetin e aplikimeve ose për informacionin në aplikime apo këto materiale. Nokia nuk jep asnjë garanci për aplikimet
e palëve të treta.
DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË APLIKIMET OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO TË
NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI SE, SI NOKIA ASHTU DHE FILIALET E
SAJ NUK BËJNË ASNJË PREMTIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE
GARANCITË E TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET NUK DO TË SHKELIN
ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS TREGTARE OSE TË DREJTA TË TJERA.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes marrëse).
FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të eliminohet një ndërhyrje
e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje respekton fashikullin 15 të
rregullave të FCC-së. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të
dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr, duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë
funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e
përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
40 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
/Botimi 1.2 SQ