Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës,
por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk
përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që
ruhen në kartë.
Pajisja juaj mbështet karta kujtese microSD me një kapacitet deri në 16 GB.
Me pajisjen mund të jepet një kartë e përputhshme kujtese dhe mund të jetë e futur
tashmë në pajisje. Nëse jo, veproni si më poshtë:
1 Hapeni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.
2 Futeni kartën në folenë e kartës së kujtesës, me sipërfaqen e kontaktit të drejtuar
lart dhe shtypeni derisa të zërë vend.
3 Mbylleni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.