Rreth përditësimeve të softuerit të pajisjes
Me përditësimet e softuerit të pajisjes, ju mund të merrni veçori të reja dhe funksione
të përmirësuara për pajisjen tuaj. Përditësimi i softuerit mund të përmirësojë edhe
funksionimin e pajisjes suaj.
Rekomandohet që të krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja personale para se të
përditësoni softuerin e pajisjes suaj.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të
kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Shkarkimi i përditësimeve të programit, mund të shkaktojë transmetimin e sasive të
mëdha të të dhënave (rrjeti i shërbimit).
Sigurohuni që bateria e pajisjes të ketë fuqi të mjaftueshme ose lidhni ngarkuesin, para
se të filloni përditësimin.
Pasi përditësoni softuerin e pajisjes suaj, këshillat në udhëzuesin e përdoruesit mund
të mos jenë më të përditësuara.
32 Gjeni më shumë ndihmë