Nokia C2 01 - Automjetet

background image

Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë: sistemi

elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik i kontrollit

të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj ose të

aparaturave të tij.

Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar

mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes

celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse,

gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e

ajrit fryhen me shumë forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.

Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm për

funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.