Thirrjet e urgjencës
Kryeni një thirrje urgjence
1
Sigurohuni që pajisja është e ndezur.
2
Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Mund të duhet gjithashtu që të kryeni të mëposhtmet:
•
Futni një kartë SIM.
•
Hiqni kufizimet e thirrjeve që keni aktivizuar për pajisjen tuaj, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit ose
grupi i mbyllur i përdoruesit.
•
Sigurohuni që pajisja juaj nuk është në një profil jashtë linje ose në profilin e fluturimit.
3
Për të pastruar ekranin, shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e nevojshme.
4
Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit.
5
Shtypni butonin e thirrjes.
6
Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.
38 Informacioni për produktin dhe sigurinë
I rëndësishëm: Aktivizoni thirrjet në internet dhe në telefonin celular, nëse pajisja juaj mbështet thirrjet në internet.
Pajisja mund të përpiqet të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të thirrjeve
në internet. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni vetëm në pajisjet celulare për
komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.