Ricikloni
Kur kjo pajisje të ketë arritur fundin e jetëgjatësisë së saj të funksionimit, të gjitha
materialet e saj mund të rikthehen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen
dhe ripërdorimin e duhur, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një
programi të quajtur We:recycle. Për informacione mbi mënyrën e riciklimit të
produkteve tuaja të vjetra Nokia dhe se ku t'i gjeni pikat e grumbullimit, shkoni te
www.nokia.com/werecycle, ose duke përdorur një pajisje celulare, nokia.mobi/
werecycle, ose telefononi në Qendrën Kontaktit të Nokia-s.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota shënuar me kryq në produktin tuaj, baterinë, literaturën ose
paketim ju kujton që të gjithë produktet elektrike dhe elektronike, bateritë, dhe
akumulatorët duhet të çohen në pika të veçanta grumbullimi në fund të jetës së tyre
funksionale. Kjo kërkesë zbatohet në Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte
si mbetje urbane të pandara. Për më shumë informacion rreth vetive mjedisore të
pajisjes suaj, shikoni www.nokia.com/ecodeclaration.
34 Mbroni ambientin