Luajtësi i muzikës
Pajisja juaj ka një luajtës muzike, për të dëgjuar këngë ose skedarë të tjerë zanorë MP3
ose AAC.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni
muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.
Zgjidhni
Meny
>
Media
>
Media player
.
Nisja ose pezullimi i luajtjes
Shtypni tastin e lëvizjes.
Kapërcimi në fillim të këngës aktuale
Lëvizni majtas.
Kapërcimi në këngën e mëparshme
Lëvizni dy herë majtas.
Kapërcimi në këngën pasuese
Lëvizni djathtas.
Rimbështjellja e këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë.
Përparimi i shpejtë i këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të djathtë.
Rregullimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Heshtja ose çheshtja e luajtësit të muzikës
Shtypni #.
Lënia e luajtësit të muzikës të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
26 Media
Mbyllja e luajtësit të muzikës
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.