Kalendari dhe lista e detyrave
Zgjidhni
Meny
>
Organizuesi
>
Kalendari
. Dita aktuale futet në kornizë. Nëse për atë
ditë ka ndonjë shënim të vendosur, dita është me shkronja të zeza.
Shtimi i një shënimi në kalendar
Shkoni te data dhe zgjidhni
Opsionet
>
Bëj një shënim
.
Shikimi i detajeve të një shënimi
Shkoni te një shënim dhe zgjidhni
Shiko
.
Fshirja e të gjitha shënimeve nga kalendari
Zgjidhni
Opsionet
>
Fshi shënimet
>
Fshi gjitha shënimet
.
Shikimi i listës së detyrave
Zgjidhni
Meny
>
Organizuesi
>
Lista e detyrave
.
Lista e detyrave shfaqet dhe renditet sipas përparësisë. Për të shtuar, fshirë ose për të
dërguar një shënim, për ta shenjuar shënimin si të kryer ose për ta renditur listën e
detyrave sipas afatit përfundimtar, zgjidhni
Opsionet
.