Nokia C2 01 - Bllokimi i tastierës

background image

Bllokimi i tastierës

Për të parandaluar shtypjen aksidentale të tasteve, zgjidhni

Meny

dhe shtypni * brenda

3,5 sekondave për të bllokuar tastierën.

Për ta zhbllokuar tastierën, zgjidhni

Zhblloko

dhe shtypni * brenda 1,5 sekondave. Nëse

bllokimi i sigurisë është i aktivizuar, futeni kodin e sigurisë kur kërkohet.

Për të përcaktuar që tastiera të bllokohet automatikisht pas një kohe të caktuar kur

pajisja nuk përdoret, zgjidhni

Meny

>

Cilësimet

>

Telefon

>

Bllokimi autom.

>

Aktive

.

Për t’iu përgjigjur një thirrjeje kur tastiera është e bllokuar, shtypni butonin e thirrjes.

Kur përfundoni ose refuzoni një thirrje, tastiera bllokohet automatikisht.

Kur pajisja ose tastiera është bllokuar, mund të jetë e mundur thirrja e numrit zyrtar të

urgjencës të programuar në pajisjen tuaj.