Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Kryerja e një thirrjeje
Futni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e shtetit dhe të zonës nëse është e
nevojshme dhe shtypni tastin e thirrjes. Për thirrje ndërkombëtare, shtypni dy herë *
për prefiksin ndërkombëtar (shenja + zëvendëson kodin ndërkombëtar të hyrjes), fusni
kodin e shtetit, kodin e zonës pa 0 e parë, nëse është e nevojshme dhe numrin e telefonit.
Përgjigjja e një thirrjeje të ardhur
Shtypni tastin e thirrjes.
Refuzimi i një thirrjeje
Shtypni tastin e mbylljes.
Rregullimi i volumit
Gjatë një thirrjeje telefonike, lëvizni lart ose poshtë.